Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-11-2021

Procedura administrative që nga shpallja e tenderit deri te vendimarrja e OSHP

Më 25 Nëntor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin online përmes platformës Zoom me temë “Procedura administrative që nga shpallja e tenderit deri te vendimarrja e OSHP”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është z. Hasan Shala, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth shqyrtimit të prokurimit publik dhe mënyrës së inicimit të konfliktit administrativ nga gjykata kompetente.

Gjatë trajnimit do të përdoren metodat të kombinuara duke përfshirë shpjegime teorike të përcjella me shembuj nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Gjykata e Apelit si dhe gjyqtarë e prokurorë nga niveli Themelor.

Shpërndaje :