Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-06-2014

Trajnim: “E drejta e BE-se dhe efekti i saj ne te drejtën vendore”

Me 26 qershor 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës organizoi trajnimin lidhur me “Të Drejtën e BE-së dhe efektin e saj në të drejtën vendore”, që është në kuadër të Programit të Vazhdueshëm të Trajnimeve.

Ky trajnim u ofrua nga ekspertë vendorë të cilët arritën objektivat vijuese të trajnimit: e drejta e BE-së, efekti i saj në legjislacionin vendor, funksionet e instituteve të BE-së, autoriteti i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së në Luksemburg për interpretimin e së Drejtës Evropiane, burimet e saj në formën e traktateve, rregulloreve dhe direktivave si dhe dallimi i tyre, zhvillimi i procedurave preliminare para Gjykatës së BE-së, E drejta e qytetarisë së BE-së, etj.

Trajnimi u zhvillua në formë interaktive dhe i pasur me shume raste nga e drejta e BE-së, të cilat paraqesin edhe pikat kthyese të standardeve të krijuara nga praktika e Gjykatës së Luksemburgut, si: rasti Van Gend en Loos vs Hollanda, rasti Rotman vs Gjermania, Rasti Hungaria vs Sllovakia, Rui Zambrano vs Belgjika, Rasti Dereci & të tjerët vs Austria, dhe disa të tjera.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli themelor i të gjitha rajoneve të Kosovës.

Shpërndaje :