Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-12-2021

Program i Specializuar i Trajnimit Ekstremizmi, radikalizmi dhe terrorizmi - Sesioni III

Më 01-02 Dhjetor 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Ekstremizmi, radikalizmi dhe terrorizmi - Sesioni III”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Përgjithshëm në Policinë e Kosovës dhe z. Vilard Bytyqi, profesor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me njohuritë rreth kornizës ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare kundër terrorizmit.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatave Themelore.

Shpërndaje :