Më 01 dhjetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Përgjegjësia e personave juridik ” me z. Burim Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në këtë sesion temat që po trajtohen janë: Rregullimi i përgjegjësisë penale të personit juridik nga legjislacione të disa vendeve, përgjegjësia penale e personave juridik si pas Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe përgjegjësia penale e personave juridik.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
01-12-2021