Më 03 Dhjetor 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme në bashkëpunim me EULEX, janë duke realizuar punëtorin me temë “Unifikimi i praktikave të prokurorisë në aplikimin e Ligjit të ri për të Mitur”.
Ekspert të angazhuar në këtë punëtori janë: Nesrin Lushta – Gjyqtare, Gjykata Supreme e Kosovës, Besim Kelmendi – Prokuror, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, znj. Radica Milić, Prokurore, Prokuroria Themelore Mitrovicë dhe z. Shpëtim Peci, Prokuror, Prokuroria Themelore Mitrovicë.
Qëllimi i kësaj punëtorie është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me dilemat e ngritura gjate punës se përditshme të prokurorëve lidhur me veprat penale kur ato kryhen nga të miturit apo rastet kur viktimat janë të mitura.
Metodologjia e punëtorisë është diskutim interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar.
Përfitues të kësaj punëtorie janë: Prokurorët nga Departamenti për të Mitur.
03-12-2021