Më 06 dhjetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Kodi i drejtësisë për të mitur” me znj, Nesrin Lushta, Gjyqtare në Gjykatën Supreme.
Në sesion e fundit po trajtohen llojet e vendimeve gjyqësore, pjesët e vendimeve gjyqësore, vlerësimi i provave lidhur me personalitetin e të miturit dhe vlerësimi i provave lidhur me veprën penale. Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
06-12-2021