Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-12-2021

Nën moduli – Shpenzimet e procedurës dhe kërkesat pasurore juridike, sesioni i parë, tema - “ Shpenzimet e procedurës penale ”

Më 07 dhjetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Shpenzimet e procedurës dhe kërkesat pasurore juridike ” me z, Zyhdi Haziri, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Gjatë realizimit të këtij sesioni nga ky nën modul po trajtohen aktvendimi për shpenzimet e procedurës, pagimi i shpenzimeve sipas fajit të personit që i ka shkaktuar, efekti i vendimeve tjera lidhur me kompensimin e shpenzimeve dhe shpenzimet e nevojshme të mbrojtësit ose të përfaqësuesit të autorizuar. Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :