Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-12-2021

Barazia gjinore në çështjet pronësore të pronësisë së përbashkët të bashkëshortëve

Më 09 dhjetor, Akademia e Drejtësisë në kuadër të aktiviteteve për profesionet e lira, me kërkesën e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në mbështetje të GIZ-it, është duke realizuar trajnimin me temë: “Barazia gjinore në çështje pronësore të pronësisë së përbashkët të bashkëshortëve”, me trajnues z. Erdogan Haxhibeqiri, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij  trajnimi është duke u trajtuar barazia gjinore, diskriminimi gjinor dhe perspektiva Ndërkombëtare dhe vendore në raport me barazinë gjinore.

Gjatë trajnimit të sotëm fokusi u përqendrua tek barazia gjinore në raport me pronësinë e përbashkët dhe bashkëpronësinë dhe ndarjen e pasurisë së përbashkët në raste divorci.

Po ashtu trajta e temave ka vazhduar edhe me aspekte praktike të barazisë gjinore në rastet e pronësisë.

Metodologjia e këtij trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar përmes rasteve praktike dhe atë interaktive, zyrtarët për ndihmë juridike parashtruan pyetje të shumta në lidhje me temën, me qëllim të zgjidhjes së dilemave.

Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike, ku me qëllim të mbrojtës nga përhapja e virusit, COVID-19 janë marrë të gjitha masat preventive.

Përfitues në këtë trajnim janë 16 zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nga gjitha regjionet.

Shpërndaje :