Më 09-10 Dhjetor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin online përmes platformës zoom me temë “KEDNJ-së në rastet e diskriminimit përfshirë edhe Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi i Republikës së Kosovës dhe raporti i tij me ligjet e tjera me theks në Ligjin e Punës dhe Ligjin e Procedurës Kontestimore
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Rafet Haxhaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe znj. Shpresa Emra, gjyqtare në Gjykatën e Prizrenit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me ratet e diskriminimit.
Gjatë trajnimit do të përdoren metodat të kombinuara duke përfshirë shpjegime teorike të përcjella me shembuj nga praktika gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga Departamenti Civil, Penal dhe Administrativ të nivelit të Supremes, Apelit dhe nivelit Themelor, prokurorët, bashkёpunёtorёt profesional si dhe avokatë.
09-12-2021