Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-12-2021

Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë merr pjesë ne Forumin Ligjor mbi Aspektet Thelbësore të Mbrojtjes së Konventës së Refugjatëve të vitit 1951 nga Perspektiva e të Drejtave të Njeriut

Prishtinë, 10 dhjetor 2021 - Me rastin e shënimit të 70 vjetorit të Konventës së Gjenevës për Refugjatët e vitit 1951, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, ka marrë pjesë si panelist në debatin akademik mbi Mbrojtjen Ndërkombëtare të Azilkërkuesve dhe Refugjatëve sipas Konventës së Gjenevës 1951 nga perspektiva e të Drejtave të Njeriut, të organizuar nga UNHCR-Zyra e Misionit në Kosovë.

Qëllimi i këtij Forumi Ligjor ishte shkëmbimi i mendimeve mbi boshllëqet, sfidat, vështirësitë praktike, zgjidhjet e ndërlidhura dhe praktikat e mira në kontekst në zhvillim të migrimit të përzier, që përfshijnë refugjatët, azilkërkuesit dhe migrantët e parregullt në nivel global, si dhe në kontekstin e Kosovës.

Panelistë në këtë debat ishin: Dr. Athar Sultan Khan, Shkolla e Diplomacisë në Gjenevë, z.Frank Power, Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë, z. Claudio Delfabro, Instituti Ndërkombëtar i të Drejtës Humanitare në Sanremo, Prof. Elena Baylis, Universiteti i Pittsburgh-ut, Prof.Dr. Enver Hasani, Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, z. Enver Fejzullahu, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë dhe Dr. Lisa Heschl, Qendra Evropiane për Trajnime dhe Kërkime mbi të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci nga Universitetit në Graz.

Pjesëmarrës në këtë Forum Ligjor ishin Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr.Vjosa Osmani, ekspertë të komunitetit ligjor, akademik, studentë të fakultetit juridik, agjencitë e OKB-së dhe shoqëria civile.

Shpërndaje :