Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-07-2014

Trajnim “Raporti prokuror – mbrojtës i viktimave nga perspektiva e juridiksionit të tyre”

Me 03 korrik 2014, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është organizuar trajnimi me temën Raporti prokuror – mbrojtës i viktimave nga perspektiva e juridiksionit të tyre”.

Në fokus të këtij trajnimi ishte forcimi i bashkëpunimit prokuror – mbrojtës i viktimave me qëllim të zbatimit sa më të mirë të ndryshimeve ligjore në procedurën penale dhe zbatimit në praktikë të të drejtave të viktimave, me theks te veçantë disa kategorive të viktimave që ZMNV dhe Kryeprokurori i Shtetit iu kanë dhënë rëndësi trajtimit të tyre në pajtim me legjislacionin vendor dhe atij ndërkombëtar  me qëllim që të trajtohen me respekt dhe dinjitet gjatë gjithë procedurës penale.

Gjatë këtij trajnimi u trajtuan çështjet që kanë të bëjnë me procedurën penale ku përfshihen të drejtat e viktimave dhe përfaqësimi i tyre, marrja e deklaratës në procedurën paraprake, qasja e të dëmtuarit dhe mbrojtësit të viktimës në shkresat e lëndës, deklarata mbi dënimin, si dhe llojet e veprave penale me të cilat merren mbrojtësit e viktimave. Gjithashtu trajtimi i kësaj teme ka mundësuar tejkalimin e disa dilemave në qartësimin e kompetencave të prokurorit dhe mbrojtësit të viktimave.

Trajnimi ishte interaktiv duke përfshirë edhe diskutimin e disa rasteve nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin mbrojtës të viktimave nga të gjitha regjionet e Kosovës dhe nga një prokuror dhe gjyqtar të nivelit themelor.

Shpërndaje :