Me 15 dhe 16 korrik 2014, IGJK në bashkëpunim me projektin “Mbështetje e Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor në Kosovë” i mbështetur nga BE ka realizuar punëtoritë e radhës për elaborimin moduleve të trajnimit për menaxhimin e gjykatave dhe prokurorive si dhe për stafin administrativ të gjykatave dhe prokurorive.
Qëllimi i këtyre punëtorive ishte identifikimi i nevojave për trajnime dhe grupeve përfituese nga modulet trajnuese të cilat do të organizohen nga të gjitha programet trajnuese respektive të IGJK-së që kanë të bëjnë me menaxhimin e gjykatave dhe prokurorive si dhe moduleve trajnuese për stafin administrativ të gjykatave dhe prokurorive.
Si rezultat i këtyre punëtorive grupet punuese kanë shqyrtuar raportet të cilat kanë rezultuar nga takimi paraprak si dhe kanë vazhduar me rekomandime të mëtejme në përcaktimin e prioriteteve dhe identifikimin e trajnuesve. Aktivitetet e radhës planifikohen të jenë në shtator dhe do të vazhdohet deri në përfundimin e moduleve përkatëse dhe në përgatitjen e trajnuesve për këto module.
Pjesë e grupeve punuese ishin kryetarë të gjykatave, gjyqtarë mbikëqyrës, gjyqtarë dhe prokurorë, administratorë të gjykatave dhe prokurorive, zyrtarë nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, zyrtarë për menaxhimin e lëndëve si dhe pjesëtarë të stafit të IGJK-së.
21-07-2014