Me 26 gusht 2014, IGJK në bashkëpunim me EROL – USAID, ka realizuar trajnimin me temë “Udhëheqësia e Qëndrueshme”.
Synime kryesore të këtij trajnimi ishin: dimensionet e mirëqenies që janë të nevojshme për një sistem gjyqësor të qëndrueshëm, metodat për identifikimin e faktorëve të rrezikut dhe zhvillimin e proceseve mbrojtëse përfshirë teknikat e menaxhimit të stresit, metodat për zhvillimin e faktorëve mbrojtës, identifikimin e rrezikut përmes përdorimit të një liste për mirëqenie si dhe zhvillimin e një plani personal për mirëqenien dhe për të kuptuar psikologjinë e qëndrueshme të ndryshimit të sjelljes.
Përmes përdorimit të metodave të mësimit për të rritur, u trajtuan dimensionet e mirëqenies me fokus në të ashtuquajturin “Qarku i Mirëqenies” që përfshinë mirëqenien mendore, emocionale, fizike, shpirtërore, marrëdhëniet me të tjerët si dhe mjedisin ku jetojmë dhe punojmë. Ndër temat tjera të trajtuara ishin edhe simptomat dhe trajtimi praktik i stresit, zhvillimi i qëndrueshmërisë, përfshirë hartimin e një plani personal të mirëqenies nga ana e përfituesve i cili fokusohej në qëllimin personal të mirëqenies, hapat afatshkurtra të veprimit, identifikimin e pengesave dhe qasjes ndaj tyre.
Përfitues të trajnimit ishin stafi i IGJK-së.
27-08-2014