Me 11 dhe 12 shtator 2014, IGJK në bashkëpunim me projektin e Twinning të BE-së ka realizuar dy sesione trajnuese për Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar në çështje penale për prokurorët e Prokurorisë Speciale lidhur me Parimet Bazë të Bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar.
Qëllimi i këtyre sesioneve trajnuese ishte zbatimi i drejtë i dispozitave të Ligjit për Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar në çështje penale dhe krijimi i praktikave më të mira në këtë drejtim.
Gjatë këtyre sesioneve trajnuese janë vënë në pah konceptet dhe parimet e përgjithshme në bazë të cilave udhëhiqet bashkëpunimi juridik ndërkombëtar siç janë parimi i reciprocitetit, kriminalitetit të dyfishtë, i specialitetit, ne bis in idem dhe arsyet politike.
Po ashtu duke iu referuar Ligjit për Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar janë dhënë sqarime të detajuara sa i përket llojeve të ndryshme të kërkesave juridike, mënyrës së procedimit dhe pengesat që mund të shfaqen në praktikë në ekzekutimin e tyre. Trajnuesit posaçërisht janë fokusuar në rastet e ekstradimit, dëgjimit të dëshmitarëve dhe çështjeve tjera me interes për ndihmë juridike ndërkombëtare.
Përfitues të trajnimit ishin prokurorët e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
15-09-2014