Me 02 shtator 2014, Drejtori i IGJK-së z. Lavdim Krasniqi i shoqëruar nga Koordinatori i Programit është pritur në një takim nga U.D. Kryeprokurori i Shtetit njëkohësisht U.D. Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës z. Sylë Hoxha, me të cilin janë diskutuar aspekte të ndryshme të bashkëpunimit në fushën e trajnimeve për prokurorë si, vlerësimi i nevojave trajnuese, pjesëmarra e prokurorëve në trajnime, lista e trajnuesve dhe mentorëve të IGJK-së nga radhët e prokurorëve, takimet e përbashkëta koordinuese si dhe shumë çështje tjera të interesit të përbashkët.
Në këtë takim u arrit pajtueshmëria për listën e mentorëve si dhe vazhdimi i bashkëpunimit të gjithanshëm me qëllim të arritjes së rezultateve më të larta në ngritjen e kapaciteteve profesionale të prokurorëve nëpërmjet trajnimeve gjyqësore
15-09-2014