Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-09-2014

Programi i trajnimit praktik për kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë

Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtarë, nëpërmjet projektit të financuar nga BE “Mbështetje e Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor në Kosovë” nga data 21-27 shtator 2014 ka realizuar programin e trajnimit praktik për grupin e tretë të kandidatëve të gjeneratës së pestë të Programit të Trajnimit Fillestar (PTF), në Këshillin e Evropës dhe Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykata dhe Prokurori Publike në Gjermani dhe Francë.

Qëllimi i programit ishte fitimi i përvojave dhe shkathtësive profesionale nga praktika e sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Francës dhe Gjermanisë, si dhe bartja e tyre në punën e ardhshme në gjykata dhe prokurori, duke synuar rritjen e efikasitetit të punës së gjykatave dhe prokurorive në Kosovë. 

Me rastin e trajnimit kandidatët u njohën me funksionimin e organizimit gjyqësor dhe prokurorial të Gjermanisë dhe Francës, kompetencat, strukturën, menaxhimin e gjykatave dhe prokurorive, strukturën dhe përbërjen e Këshillit të Evropës dhe Institucionet e tij si dhe Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjithashtu kandidatët patën rastin të ndjekin disa seanca gjyqësore në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 

Shpërndaje :