Më datë 25-26 shtator 2014, IGJK në bashkëpunim me projektin e Twinning të BE-së ka realizuar sesionin trajnues me Prokurorët e Prokurorisë Speciale lidhur me Operimet ndërkufitare me metodat moderne te vlerësimit”.
Ne fokus të këtij trajnimi ishte përpilimi i kërkesave te jashtme për ndihme juridike ndërkombëtare dhe trajnimi bazik për prokurorët e PRSK-së.
Ky sesion trajnues kishte për qellim trajnimin e prokurorëve mbi parimet bazë të bashkëpunimit juridik ndërkombëtarë me theks të veçantë në krimin e organizuar dhe çështjet e krimeve financiare, trajnimin e prokurorëve mbi parimet bazë në lidhje me specifikat e përgjimit të telefonave dhe parimet që lidhen me specifikat e hetimeve të fshehta.
Në këtë trajnim prokurorët e PRSK-së kishin mundësin që para trajnuesve ndërkombëtare të paraqesin sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë praktikës qoftë për kërkesat hyrëse ashtu edhe për ato dalëse.
Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorët e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
25-09-2014