Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-09-2014

Përgjegjësia civile te kontratat e ndërtimit

Më datën 25 shtator 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar trajnimin me temën  “Përgjegjësia civile te kontratat e ndërtimit”.

Ky trajnim kishte për qëllim, që ti’u ndihmoj pjesëmarrësve të vlerësojnë elementet e kontratës mbi ndërtimin, të interpretojnë dispozitat lidhur me përgjegjësitë e kryesit dhe porositësit të punëve si dhe të zbatojnë drejtë dispozitat ligjore lidhur me punët shtesë dhe ato të domosdoshme.

Gjatë këtij trajnimi u diskutua lidhur me format dhe karakteristikat e kontratës së ndërtimit,  natyra juridike e saj, palët dhe përgjegjësia e tyre, lidhjen e kontratës dhe punët shtesë. Po ashtu përmbajtje e këtij trajnimi ishte edhe shmangja nga projekti, punimet urgjente të paparashikuara ndryshimi i çmimit si dhe rreth vendosjes së kontesteve në mes të kryerësve të punës, investitorit, projektuesit dhe mbikëqyrësit.

Trajnimi u shoqërua me raste nga praktika gjyqësore të cilat kishin për qëllim që të mbështesnin gjyqtarët  zgjidhjen e dilemave praktike.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e Gjykatave Themelore dhe Apelit – departamenti i përgjithshëm – divizioni civil dhe departamenti për çështje ekonomike.

Shpërndaje :