Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-10-2014

Tryezë diskutimi me përgjegjësit e divizioneve për kundërvajtje

Me 8 tetor 2014, IGJK në bashkëpunim me KGJK, realizoi një tryezë diskutimi me përgjegjësit e divizioneve për kundërvajtje nga të gjitha Gjykatat Themelore dhe degët e tyre me temën “Sfidat e gjyqtarëve për kundërvajtje”.

Qëllimi i organizimit të tryezës ishte identifikimi i sfidave të gjyqtarëve për kundërvajtje dhe rrugëve që do të ndikonin në forcimin e kapaciteteve të gjyqtarëve në rritjen e efikasitetit të punës për përfundimin e lëndëve të grumbulluara dhe gjetja e mënyrës dhe alternativave për zgjidhjen e këtyre lëndëve.

Tryeza u zhvillua në formë bashkëbisedimi me ç‘rast Z. Enver Peci, Kryesues i KGJK-së ngriti para pjesëmarrësve shqetësimet rreth kushteve të punës së gjykatave dhe shkallën e efikasitetit së tyre, duke kërkuar angazhim maksimal të të gjithë akterëve në rritjen e performancës dh efikasitetit të punës. Në nën tjetër pjesëmarrësit e kësaj tryeze paraqiten sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen gjyqtarët si dhe u angazhuan për gjetjen e formave për tejkalimin e tyre me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës së gjykatave.

Në fund të kësaj tryeze Drejtori i IGJK-së shprehi gatishmërinë për mbështetje dhe përkrahje duke ofruar infrastrukturën e nevojshme për organizimin e tryezave dhe trajnimeve me qëllim të lehtësimit të punës së gjyqtarëve.

Shpërndaje :