Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-10-2014

Hetimi i Pastrimit të Parave

Me datë 28 tetor 2014, IGJK në bashkëpunim me projektin e zyrës së Unionit Evropian në Prishtinë B&S Europe ka mbajtur trajnimin me temën “Hetimi i pastrimit të parave”.

Ky trajnim u organizua me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve tjerë që punojnë në rastet e hetimit të pastrimit të parave. Po ashtu ky trajnim do t’iu ndihmoj të hartojnë planin e hetimeve të veprës penale - pastrimi i parave, të identifikojnë provat relevante të pastrimit të parave dhe të argumentojnë provat në procedurë gjyqësore të rastet e pastrimit të parave.

Për këtë trajnim ishin të angazhuar trajnues nga institucione të ndryshme që merren me luftimin e kësaj dukurie si Policia e Kosovës-Instituti i Krimeve Ekonomike, Njësia e Inteligjencës Financiare dhe Prokuroria Speciale.

Gjatë këtij sesioni trajnues u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me konceptet e përgjithshme të pastrimit të parave, planifikimi dhe implementimi i hetimeve të pastrimit të parave, procesi i sigurimit dhe administrimit të provave tek rastet e pastrimit të parave.

Trajnimi u zhvillua në mënyrë interaktive ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të shkëmbenin përvojat dhe të diskutonin çështje me të cilat ata përballen në praktikën gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorë e Gjykatave Themelore.

Shpërndaje :