Më 29 tetor 2014, IGJK në kuadër të programit për profesionistët tjerë të sistemit të gjyqësisë realizoi një trajnim një ditor dedikuar zyrtarëve përmbarues gjyqësor lidhur me “praktikën gjyqësore në përmbarimin e sendeve të luajtshme”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte krijimi i praktikave më të mira në drejtim të zbatimit të drejtë të përmbarimit të sendeve të luajtshme duke përfshirë edhe pengun gjyqësor dhe pengun kontraktual.
Me rastin e këtij trajnimi u prezantua dhe u diskutua për kompetencën territoriale në rast të përmbarimit, sendet e përjashtuara nga përmbarimi, pengu gjyqësor dhe kontraktual si dhe çështjet tjera me interes në procedurën e përmbarimit.
Në pjesën e pasdites me rastin e studimeve të rasteve praktike janë shfaqur dilema nga pjesëmarrësit lidhur me kompetencën për të vendosur lidhur me prapësimin dhe ankesën kundër vendimeve të përmbaruesve privat si dhe lidhur me ekzekutimin e dënimit me gjobë. Nga trajnuesit, përveç tjerash është sqaruar se për këtë çështje është Mendimi Juridik i dhënë nga Gjykata Supreme e Kosovës.
Përfitues të këtij trajnimi ishin zyrtarët përmbarues nga të gjitha Gjykatat Themelore të Kosovës.
29-10-2014