Më 14 Dhjetor 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme eshte duke e realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Llojet e masave dhe dënimeve që shqiptohen ndaj të miturve”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme
z. Ramadan Gashi, Trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me masat që i ndërmerr shteti me qëllim të mbrojtjes nga kriminaliteti.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtarë dhe prokurorë nga Departamenti për të Mitur.
14-12-2021