Më 16 Dhjetor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme në bashkëpunim me Zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë, janë duke realizuar trajnimin në mënyrë fizike me temë “Parandalimi Torturës – Neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Gazmend Bahtiri, gjyqtar Mbikëqyrës, në Gjykatën Themelore Prishtinë/Dega Podujevë, z. Shkelzen Ibrahimi, prokuror në Prokurorinë Themelore Prishtinë, z. Vljeko Vucetic, gjyqtar në Gjykatën Themelore Mitrovicë dhe z. Bogdan Spadier, prokuror në Prokurorinë Themelore Mitrovicë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në parandalimin e torturës dhe formave të tjera të ose ndëshkimit mizor, cnjerzor dhe degradues.
Gjatë trajnimit janë duke u përdorur metodat e kombinuara duke përfshirë shpjegime teorike të përcjella me shembuj nga praktika gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli Themelor.
16-12-2021