Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-12-2021

Punëtori - Unifikimi i praktikës gjyqësore në çështjet penale

Më 20-22 Dhjetor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme në bashkëpunim me OSBE janë duke realizuar punëtorinë në mënyrë fizike me temë  Punëtori - Unifikimi i praktikës gjyqësore në çështjet penale”.

Ekspert të angazhuar në këtë trajnim janë z. Enver Peci,  Kryetar  në Gjykatën Supreme, z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Afrim Shala, U.D i Kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe z. Avni Mehmeti, gjyqtar në gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Qëllimi i kësaj punëtorie është përmes vendimeve nga praktika gjyqësore të identifikohen sfidat, problematikat e zbatimit të ligjit dhe veprimin jo unik në praktikën gjyqësore në të gjitha nivelet gjyqësore.

Metodologjia e puntorisë është diskutim interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar.

Përfitues të kësaj punëtorie janë gjyqtarë nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit si dhe gjyqtarë nga niveli Themelor.

Shpërndaje :