Më 09 Shkurt 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin online përmes platformës zoom me temë “Kontrolli gjyqësor ndaj vendimeve të Agjencisë që krijohen nga procesi i Privatizimit dhe i Likuidimit”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është z. Ilmi Bajrami, gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Supreme të Dhomës Posaçme.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në procedurën e privatizimit dhe likuidimit.
Gjatë trajnimit do të përdoren metodat të kombinuara duke përfshirë shpjegime teorike të përcjella me shembuj nga praktika gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi janë Gjyqtarët nga Dhoma e Posaçme, gjyqtarët e Gjykatave themelore-divizionit civil.
09-02-2022