Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-02-2022

Ndalimi i torturës - Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Më 23 Shkurt 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është realizuar trajnimin online përmes platformës zoom me temë Ndalimi i torturës - Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”. 

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Gazmend Bahtiri, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë Dega në Podujevë dhe z. Shkelzen Ibrahimi, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Ndalimin e torturës dhe Protokollit të Stambollit.

Gjatë trajnimit janë duke u përdorur metodat e kombinuara duke përfshirë  shpjegime teorike të përcjella me shembuj nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit, Gjykatat Themelore, prokurorë nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Prokuroria Speciale dhe nga Prokuroritë Themelore.

Shpërndaje :