Më 17-18 Mars 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Mbështetjen e BE-së për të Drejtat Pronësore Intelektuale në Kosovë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme kanë realizuar trajnimin me temë “Zbatimi i të Drejtave Pronësore Intelektuale”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve dhe profesionistëve tjerë ligjor lidhur me bazën ligjore dhe standardet ndërkombëtare të BE-së për mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale për zgjidhjen e drejtë dhe në mënyrë meritore të rasteve në praktikën gjyqësore.
Në ditën e parë janë trajtuar aspekte të rëndësishme nga e drejta e pronësisë intelektuale duke filluar nga Politika dhe praktika e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian e DPI-së (Drejtave të Pronësisë intelektuale) me fokus te interpretimi i nocioneve të asqius së BE-së, Politika dhe praktika e GJDBE-së në fushën e DPI dhe të Drejtat themelore, Praktikat më të mira për Menaxhimin Kolektiv të të Drejtave të Autorit dhe të Drejtave të Përafërta si dhe Praktikat më të mira për trajtimin e shkeljes së DPI-së në internet-ambijentin dixhital, Në ditën e dytë gjyqtarët dhe profesionistët tjerë ligjor pjesëmarrës janë ndarë në dy grupe dhe kanë vijuar trajnimin me përmbajtje adekuate varësisht nga kompetenca dhe juridiksioni që kanë përfaqësuar.
Në grupin e parë ishin gjyqtarët nga Departamenti i Çështjeve Komerciale dhe Administrative, ndërkaq në grupin e dytë Divizioni për Çështjet Penale të Gjyqtarëve si dhe zyrtarë policor dhe profesionistë tjerë ligjor nga Departamenti i Krimeve Ekonomike.
Në ditën e dytë për grupin e parë trajnimi është fokusuar në masat e përkohshme dhe të drejtat për marrjen e informacionit në rastet e DPI-së, metodat e përcaktimit të demit për shkeljen e të drejtave të autorit dhe të drejtave pronësore industrial, përcaktimi i tarifave të përgjithshme për përdorimin e përmbajtjes me të drejtën e autorit, praktika gjyqësore për shuarjen ose ezaurimin Ndërkombëtar kundrejt Rajonal të DPI-së dhe në fund edhe ushtrime praktike për zbatimin e të drejtës së autorit dhe markave tregtare.
Për grupin e dytë trajnimi u fokusua në natyrën dhe seriozitetin e shkeljeve të DPI-së, kundërvajtjes si formë e shkeljes së DPI-së, qëllimi kriminal lidhur me shkeljen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta në dritën e praktikës gjyqësore, sanksionet penale për shkeljen e të drejtave pronësore industrial, standardet ndërkombëtare dhe legjislacioni kombëtarë dhe në fund ushtrime praktike lidhur me hetimin e rasteve të DPI-së dhe dënimi i shkelësit
Pjesëmarrësit në dy grupet patën mundësinë e shqyrtimit të praktikave gjyqësore përkatëse dhe praktikave më të mira të zbatuara në këtë fushë nga perspektiva e ekspertëve të huaj si ish gjyqtarë, avokatë dhe profesionistë tjerë ligjor të përfshirë në Organizata ndërkombëtare të pronësisë intelektuale.
Këtë trajnim e kanë vijuar 17 gjyqtarë, prej tyre 6 gjyqtarë nga DHPGJS, 1 gjyqtarë i Apelit si dhe 10 të tjerë nga Gjykatat Themelore. 1 prokurorë si dhe profesionistë tjerë ligjor nga institucione tjera si: 3 zyrtarë policor, 1 zyrtarë ligjor nga Dogana e Kosovës, 2 zyrtarë ligjor nga Ministria e Kuluturës dhe Sporteve si dhe një zyrtarë ligjor nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë.
17-03-2022