Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-03-2022

Regjistrat, raportet statistikore dhe dashboardet e SMIL

Më 24 mars 2022, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, e financuar dhe mbështetur edhe nga Këshilli i Evropës, projekti - Forcimi i cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë në Kosovë KoSEJ II, është duke e realizuar trajnimin me temë:  “Regjistrat, raportet statistikore dhe dashboardet e SMIL”, për stafin administrativ të Gjykatave.

Qëllimi i trajnimit është që stafi administrativ i gjykatave, në veçanti administratorët, zyrtarët e statistikave, zyrtarët e IT, të informohen më shumë rreth prezantimit të regjistrave në gjykatat Themelore, Apelit dhe Supreme.

Gjithashtu gjatë trajnimit do të diskutohen dhe prezantohen edhe dashboardet e SMIL, nga të gjitha Gjykatat Themelore, të Apelit dhe Gjykatës Supreme.

Trajnimi është duke u realizuar me pjesëmarrje fizike, ku po diskutohen edhe forma e nxjerrjes së regjistrave veç e veç.

Përfitues të trajnimit janë: Administratorët e Gjykatave, ndihmës administratorët, shefat e ZML, zyrtarët e statistikave brenda gjykatave, zyrtarët e IT brenda Gjykatave.

Shpërndaje :