Më 25 Mars 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Mbështetjen e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore janë duke realizuar trajnimin online me temë “Trajnim hyrës për ligjin dhe politikën e konkurrencës dhe rregullimin e ndihmës shtetërore në Kosovë”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Sigitas Cemnolonskis, Ekspert kyq i ndihmës shtetërore, dhe z. Igor Taccani, avokat në Dhomat e Avokatit të Përgjithshëm G. Pitruzzella.
Qëllimi i këtij i trajnimi është avancimi i njohurive themelore të pjesëmarrësve në synimin dhe funksionimin e ligjeve të reja, ose relativisht të reja, në Kosovë në përputhje me ligjin dhe praktikën e BE-së.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar duke përfshirë shpjegime teorike dhe praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, Gjykata Themelore, Inspektor hetues në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, Udhëheqës të Divizionit të Pozitës Dominuese në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës si dhe praktikant nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.
25-03-2022