Me datë 21-22 prill 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane OPDAT është duke realizuar Punëtorinë dy ditore për Mjetet Forenzike Kibernetike.
Trajnuesi i angazhuar në këtë trajnim është z. Michael Grant, Këshilltar Ligjor i Përhershëm nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Temat që do të trajtohen gjatë këtij trajnimi janë: mjetet forenzike kibernetike, zbulimin, analizimin dhe organizimin e provave kibernetike, si dhe përfshirja e këtyre provave në gjykatë me qëllim të ndjekjes penale të suksesshme, me theks të veçantë në rastet e korrupsionit.
Qëllimi i kësaj punëtorie është që prokurorët të diskutojnë dhe avancojnë njohuritë e tyre në përdorimin e mjeteve forenzike marrjen e provave, ndjekjen penale të kryerësve të këtyre veprave, analizimin e provave, dëshmitë e marra nga kompjuteri personal, dëshmitë nga interneti, nevojat themelore për forenzikën kibernetike si dhe tema të ndërlidhura
Pjesëmarrës në këtë punëtori janë: Prokurorë nga Prokuroria Speciale
21-04-2022