Sot më 28 prill 2022, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me The Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), në vazhdën e organizimit të trajnimeve për Profesionet e lira, ka zhvilluar trajnimin për Përmbaruesit Privat me temë: “Përmbarimi përmes llogarive bankare - unifikimi i akteve”.
Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit të unifikojnë veprimet e tyre në rastet e përmbarimit përmes llogarive bankare, si dhe të diskutojnë problemet praktike që i hasin gjatë punës së përditshme së bashku me trajnuesin z. Isa Shala. Gjatë trajnimit u diskutuan: Përmbarimi i detyrueshëm, Sekuestrimi dhe përmbarimi në llogarinë bankare, pagesat periodike, Përmbarimi ndaj debitorit me përgjegjësi solidare etj.
Gjithashtu u trajtuan edhe çështjet e Përmbarimi në disa llogari, Përmbarimi për mjetet në llogarinë devizore dhe në valutë të huaj.
Përfitues të trajnimit ishin Përmbarues Privat nga regjione të ndryshme të Kosovës.
28-04-2022