Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-11-2014

Procedura e falimentimit të shoqërive tregtare

Me 26 nëntor, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me kompaninë për auditim dhe konsulencë KPMG, ka organizuar trajnim dy ditorë me temën “Procedura e falimentimit të shoqërive tregtare”. Ky trajnim u realizua me mbështetjen financiare të BERZH-it.

Qellim i këtij trajnimi ishte avancimi i kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe profesionistëve tjerë në trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve të falimentimit si dhe situatat kur kërkesa apo kundërshtimi për falimentim i shoqërisë tregtare ka bazë ligjore.

Gjatë trajnimit u diskutua legjislacioni për falimentim në Kosovë, interpretimi i dokumentacionit të kontabilitetit, format dhe elementet e pasqyrave financiare. Po ashtu u debatua për fillimin e një rasti të falimentimit dhe fazat e procedurës së falimentimit.

Trajnimi po ashtu u fokusua në çështje që kanë të bëjnë me pasqyrat financiare në falimentim dhe raportin e auditorit të pavarur. Po ashtu në këtë pjesë të trajnimit nga trajnuesit u paraqiten raste studimore nga praktikat në procedurën e falimentimit në shtetin e Bullgarisë.

Trajnimi u realizua përmes prezantimit të rasteve për studim përfshirë testin në lidhje me përmbajtjen e trajnimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e nivelit themelore dhe të apelit, Departamenti për Çështje Ekonomike, gjyqtarë të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, prokurorët e nivelit themelor dhe administratorët falimentues.

 

Shpërndaje :