Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-12-2014

Pronësia

Me 02 dhjetor 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, ka realizuar trajnimin për gjyqtarë me temën “Pronësia”.

Synimi i këtij trajnimi ishte të trajtoj këtë temë për shkak të problemeve të trashëguara në lëmin e mbrojtjes së pronësisë dhe të ndihmojë gjyqtarët të zbatojnë drejtë legjislacionin që ka të bëjë me mbrojtjen e pronësisë.

Ky trajnim u fokusua në çështjet e ndryshimeve dhe reformave në legjislacionin përkatës, mbrojtjen e pronësisë si një e drejtë themelore e njeriut që mbrohet përveç me legjislacion vendor edhe me konventa ndërkombëtare.

Po ashtu gjatë këtij sesioni trajnues u diskutua për mënyrën e fitimit të pronësisë, autorizimet dhe kufizimet e pronarit, karakteristikat e pronësisë dhe regjistrimi i të drejtës së pronësisë.

Trajnimi u zhvillua në formë interaktive me diskutime nga gjyqtarët të cilët paraqiten problemet me të cilat ballafaqohen në praktikën gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e Gjykatave Themelore dhe Gjykatës së Apelit Departamenti i Përgjithshëm dhe për Çështje Administrative.

Shpërndaje :