Të nderuar përfitues të Akademisë së Drejtësisë së Kosovës,
Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se Akademia e Drejtësisë Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Akademinë e së Drejtës Evropiane (ERA) po e ndanë me ju shpalljen e ERA’s për mundësitë e bursave për 2023.
ERA ofron trajnime të vazhdueshme të standardeve më të larta për praktikuesit ligjorë nga e gjithë Evropa. Për ata që përndryshe nuk do të ishin në gjendje të përballonin trajnimin, Akademia ka hartuar një Program Bursash për t'ju mundësuar kandidatëve që të vazhdojnë të marrin pjesë në seminaret dhe kurset e tyre mbi të drejtën e BE-së.
ERA tani po pranon aplikime për Kurset Verore 2023 nga të gjithë kandidatët aktualë të BE-së - shtetet e Ballkanit Perëndimor, Moldavia dhe Ukraina.
Termat dhe kushtet e pranimit mund të gjenden në faqen e internetit https://era-comm.eu/era-scholarship/
Ju gjithashtu mund të përdorni fletushkën e bashkangjitur:
Download ERA Scholarships Western Balkans Ukraine Moldova vPDF
Nëse keni pyetje, ju lutem kontaktoni.