Më 24 shkurt 2017, ka hyrë në fuqi Ligji Nr. 05/L-95 për Akademinë e Drejtësisë. Me këtë ligj Instituti Gjyqësor i Kosovës transformohet në Akademi të Drejtësisë.
Akademia e Drejtësisë është institucion publik i pavarur, dhe funksion kryesor ka trajnimin e gjyqtarëve, prokurorëve të shtetit të Republikës së Kosovës, trajnimin e personelit administrativ gjyqësor dhe prokurorial, si dhe çështje të tjera në pajtim me ligjin.
Akademia e Drejtësisë si trashëgimtare e Institutit Gjyqësor të Kosovës, do të vazhdojë organizimin e aktiviteteve siç është përcaktuar me programin e punës dhe programin e trajnimeve dhe do të zbatohen të gjitha aktet normative deri në nxjerrjen e akteve siç është përcaktuar me ligj.
Për të gjitha ndryshimet tjera të gjithë të interesuarit do të njoftohen me kohë nëpërmjet web faqes apo edhe formave tjera të komunikimit.