Në mbështetje të nenit 142 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 3 pika 7, nenin 12 dhe 18 të Ligjit mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Neni 15 i Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, nenit 17 pika 1.2 dhe 2 i Ligjit NR.05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë, Akademia e Drejtësisë me 15 maj 2019 shpall këtë:
KONKURS PËR AVANCIM BRENDA INSTITUCIONIT PËR PLOTËSIMIN E POZITËS SË LIRË
Titulli i vendit të punës: Udhëheqës i Divizionit për Teknologji Informative
Numri i referencës: 03/21/DAF-AD
I përgjigjet: Drejtorit të Departamentit për Administratë dhe Financa
Koeficienti: 9
Pozita: Karrierës
Numri i vendeve të punës: 1 (një)