Anulohet procesi i rekrutimit për pozitën: Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, me numër të referencës 01/01/ZD-AD, i shpallur më datë: 01 gusht deri më 16 gusht 2019, për shkak se as njëri prej 3 (tre) kandidatëve të propozuar nga Komisioni Përzgjedhës nuk ka marrë shumicën e votave nga Anëtarët e Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, siç parashihet në nenin 15 paragrafi 3 i Rregullores Nr. 01/2017 Për Procedurën e Emërimit dhe Shkarkimit të Drejtorit Ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë.