10-11-2022

Programi i shkëmbimit të EJTN për Kryetarë të Gjykatave dhe Kryeprokurorë 2022

7-10 Nëntor 2022, Në kuadër të bashkëpunimit mes Akademisë së Drejtësisë së Kosovës dhe Rrjetit të Trajnimit Gjyqësor Evropian (EJTN), respektivisht projektit të EJTN-it për Ballkanin Perëndimor II, projekt trevjeçar i financuar nga Komisioni Evropian - Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim dhe Negociatat e Fqinjësisë (DG Near), përmes Akademisë së Drejtësisë së Kosovës janë ftuar të gjithë përfituesit për aplikim në programin e shkëmbimit për kryetarë të gjykatave dhe kryeprokurorëve për vitin 2022.

Në këtë program, në njërën nga këto vizita studimore, është përzgjedhur Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, znj. Shpresa Emra e cila ka realizuar vizitën studimore në qytetin Lublin të Polonisë në institucionet si Akademia e Trajnimit Gjyqësor në Lublin, ku është njoftuar me programin dhe aktivitetet e Akademisë. Pastaj kanë vazhduar me Gjykatën Regjionale ku është pritur nga Zëvendës Kryetarja dhe Administratori i kësaj gjykate. Në ditën e dytë janë pritur në Gjykatën Administrative të Lublinit, si dhe në Gjykatën Elektronike (E-Court) të Gjykatës së Qarkut.

Vizita është cilësuar si shumë e dobishme dhe e organizuar mirë dhe institucionet pjesëmarrëse, ku përfshihej Kosova dhe shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor, kanë pasë mundësinë të përfitojnë nga përvojat e institucioneve nikoqire.

Në secilën Gjykatë përfituesit kanë qenë të mirëpritur dhe përveç vizitave kanë pasë mundësinë të marrin pjesë edhe në një gjykim, të cilat aktivitetet janë dokumentuar dhe në fund ju është ndarë certifikata e pjesëmarrjes.

Shpërndaje :