Rishpallje: EJTN – Mundësi për trajnime dhe programe të shkëmbimit 2023
Është kënaqësi e Akademisë së Drejtësisë së Kosovës t'ju kontaktojë në cilësinë e trajnuesve në AD dhe i rishpall mundësitë e EJTN-it për këtë vit.
Ju lutemi ndiqni lidhjet e mëposhtme për mundësitë:
Seminaret e JTM https://ejtn.eu/activity/judicial-training-methods/
Shkëmbimet e trajnerëve https://ejtn.eu/activity/exchanges/
Shkëmbime për kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët https://ejtn.eu/activity/exchanges/
- Kush mund të aplikojë?
Stafi i lartë që punon në Akademi;
Trajnuesit në Akademi (për të ndjekur metodat e trajnimit gjyqësor);
Kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët (për të marrë pjesë në shkëmbimet e PK-së ose seminaret përkatëse të JTM-së: p.sh. komunikimi, menaxhimi i ndryshimit, etj.).
- Kërkesat e përgjithshme për pjesëmarrje
Njohuri të gjuhës angleze (si dhe gjermanisht apo frëngjisht nëse aplikohet në institucionin nikoqir dhe trajnues);
Inkurajohen gratë që të marrin pjesë;
Të mos ketë marrë pjesë në 2 vitet e fundit në Aktivitetet e EJTN-it në kuadër të Projektit për Ballkanin Perëndimor II;
Përkujtues për kujdes
Ju lutem që pasi të regjistroheni nga Akademia dhe pjesëmarrja konfirmohet nga EJTN, të mos e anuloni pjesëmarrjen.
- Si mund të aplikoni?
Në përgjigje të këtij emaili/ njoftimi, hapni lidhjet e programit përkatës (të paraqitur më sipër), si dhe (Shtojca 1 e Kalendarit të Aktiviteteve EJTN për vitin 2023); Zgjidhni aktivitetin që dëshironi të merrni pjesë dhe futni të dhënat në fletën e bashkangjitur Excel (Shtojca nr. 2 në excel), të cilën mund ta dërgoni përsëri në Akademinë e Drejtësisë në adresën aurora.balaj@rks-gov.net ose telefononi +383 38/ 200-18-675.
Afati i fundit për dërgimin e informacionit është 31 maj 2023.
Ju lutem gjeni më poshtë:
Kalendari i Aktiviteteve EJTN-2023
Duke shpresuar se këto mundësi do të jenë një mundësi për të zhvilluar më tej kapacitetet e institucionit të trajnimit gjyqësor dhe të gjyqësorit në përgjithësi.