Në mbështetje të nenit 24 paragrafi 7 të Ligjit Nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë, nenit 8 dhe 9 të Rregullores Nr. 02/2019 për Trajnuesit dhe Mentorët e Akademisë së Drejtësisë, neneve 5 dhe 6 të Rregullores Nr. 01/2023 për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores Nr. 02/2019, Rregullores Nr. 02/2024 për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores Nr. 01/2023, si dhe Vendimit të Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë të datës 30 korrik 2026, Akademia e Drejtësisë shpall këtë thirrje publike për përzgjedhjen dhe përfshirjen në listën e trajnuesve të përkohshëm.
Qëllimi i kësaj shpalljeje është përzgjedhja e trajnuesve të përkohshëm për zhvillimin dhe zbatimin e programeve trajnuese të Akademisë së Drejtësisë, në funksion të ngritjes së kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve të tjerë ligjorë.
Procesi është i hapur, transparent dhe konkurrues. Të drejtë aplikimi kanë gjyqtarët, prokurorët dhe profesionistët e tjerë ligjorë që plotësojnë kriteret e përcaktuara me aktet normative të Akademisë dhe me këtë shpallje.
Trajnuesit aktualë, periudha trevjeçare e të cilëve përfundon më 26 dhjetor 2026, duhet të aplikojnë përsëri nëse dëshirojnë të përfshihen në listën e re të trajnuesve.
