Akademia e Drejtësisë, bazuar në nenin 24 paragrafi 7 të Ligjit Nr. 05/L-95 për Akademinë e Drejtësisë, dhe në bazë të nenit 8 dhe 9 të rregullores Nr.02/2019 për Trajnuesit dhe mentorët dhe neni 5 dhe 6 të rregullores Nr. 03/2023 për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores nr. 02/2019 për trajnues dhe mentor e Akademisë së Drejtësisë, me qëllim të përzgjedhjes së trajnuesve të përkohshëm, me datë 27.11.2023 njofton për:
Shpallje publike për zgjedhjen e trajnuesve të përkohshëm në Akademinë e Drejtësisë
Nëpërmjet kësaj shpallje Akademia e Drejtësisë synon krijimin e një qasje të barabartë për të gjithë të interesuarit, me theks për gjyqtarët, prokurorët si dhe profesionistët e tjerë ligjor që të aplikojnë për angazhim e tyre në cilësi të trajnuesit në Akademinë e Drejtësisë. Qëllimi kryesor i këtij procesi është ndërtimi i një kuadri të trajnueseve për fushatë e së drejtës, për zhvillimin dhe zbatimin e programeve trajnuese të Akademisë së Drejtësisë, si dhe për të vazhduar me një sistem të hapur dhe konkurrues të përzgjedhjes së trajnuesve konform me dispozitat ligjore në fuqi.
SHPALLJE PUBLIKE PËR ZGJEDHJEN E TRAJNUESVE TË PËRKOHSHËM NË AKADEMINË E DREJTËSISË | |
Formular Aplikimi për Trajnues të Përkohshëm të Akademisë së Drejtësisë | |
Emërtimi i modulit/temës, koncept i shkurtër i problemeve praktike rreth modulit/temës | |
Formati i CV |