Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-01-2015

Praktikat e suksesshme në luftimin e korrupsionit

Më 20 janar 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme realizoi trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë me temën “Praktikat e suksesshme në luftimin e korrupsionit”.

Synim parësor i këtij trajnimi ishte kontributi në përgatitjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në zgjidhjen në mënyrë efikase dhe efektive të rasteve që kanë të bëjnë me korrupsionin në përgjithësi e me rastet korruptive në prokurimin publik në veçanti.

Gjatë pjesës së paradites në trajnim u diskutua për hetimin e veprave korruptive dhe teknikat e posaçme hetimore ndërsa në pjesën e pasdites u trajtuan hetimet financiare tek veprat e korrupsionit, korrupsioni në prokurimin publik dhe paraqitja e rasteve të korrupsionit para gjykatës.

Trajnimi shërbeu edhe si një forum ku u diskutuan sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen gjyqtarët dhe prokurorët në praktikën gjyqësore për luftimin e korrupsionit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët e Departamentit për Krime të Rënda të nivelit themelor dhe të apelit.

Shpërndaje :