Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-04-2013

PTV Trajnim-“Ligji për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje-aktet nënligjore bashkëpunimi i akterëve të drejtësisë dhe institucioneve të ndryshme në mbrojtje nga dhuna në familje”

Qëllimi i këtij trajnimi ishte krijimi i praktikave më të mira në drejtim të zbatimit të drejtë të dispozitave  të Ligjit mbi Mbrojtjen nga Dhuna në Familje me fokus të veçantë në dallimin mes masave të urdhrit për mbrojtje dhe mbrojtje emergjente dhe zbatimin e drejtë të këtyre masave. 

Gjatë trajnimit u vunë në pah konceptet themelore të këtij ligji dhe akteve tjera nënligjore si dhe roli dhe rëndësia e gjithë aktorëve të drejtësisë duke filluar nga mbrojtësit e viktimave dhe punëtorët social në propozimin për urdhër mbrojtje, gjyqtarit civil në shqyrtimin dhe shqiptimin e masave, kompetencat e prokurorit te veprat penale që kryhen në dhunë në familje dhe gjyqtarit penal që të shqyrtoj dhe vendos për këto vepra penale.                    

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga niveli themelorë  dhe mbrojtësit e viktimave.

Shpërndaje :