Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-02-2015

Shqyrtimi fillestar dhe shqyrtimi i dytë

Më 03 shkurt 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës organizon trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë me temë: “Shqyrtimi fillestar dhe shqyrtimi i dytë”.

Gjatë trajnimit do diskutohen çështje që lidhen me implementimin e drejtë të dispozitave ligjore gjatë zhvillimit dhe rrjedhës së procedurës në shqyrtimin fillestar dhe në shqyrtimin e dytë, rolin e gjyqtarit dhe prokurorit të shtetit gjatë shqyrtimit fillestar dhe atij të dytë dhe afatet ligjore për mbajtjen e shqyrtimit të parë dhe të dytë.

Përfitues të këtij trajnimi do të jenë gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor.

Shpërndaje :