Me 5 dhe 6 shkurt 2015, IGJK mbështetur nga UNDP ka realizuar një punëtori për hartimin e Planit Strategjik të IGJK-së për periudhën 2015-2017.
Me rastin e kësaj punëtorie nga grupi punues është bërë rishikimi i strukturës së draft Planit Strategjik 2015-2017 me ç ‘rast janë përcaktuar prioritetet strategjike të IGJK-së bazuar në zhvillimet e planifikuara në të gjitha programet që i zhvillon IGJK si dhe janë përfshirë rekomandimet që kanë dalë nga strategjitë shtetërore dhe strategjitë legjislative.
Për të përmbushur standardet më të larta në fushën e trajnimit gjyqësor ky draft i Planit Strategjik për periudhën 2015-2017 do të diskutohet edhe më tutje me ekspert të kësaj fushe.
Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin stafi i IGJK-së.
06-02-2015