Më 16 shkurt 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës organizon trajnimin për gjyqtarë me temë: “Bazat për thirrje në trashëgimi”.
Në fokus të këtij trajnimi do të jenë ligji për trashëgiminë, bazat e thirrjes në trashëgimi, shqyrtimi i pasurisë trashëgimore dhe shqyrtimi i trashëgimisë në sende specifike.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të apelit (divizioni civil), bashkëpunëtorët profesional të gjykatave si dhe noterët.
16-02-2015