Më 11-13 shkurt 2015, IGJK në bashkëpunim me projektin e financuar nga BE "Mbështetje e Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Kosovës" ka realizuar trajnimin për trajnues me temë Lidershipi dhe Planifikimi Strategjik.
Qëllimi i trajnimit ishte zhvillimi i programeve trajnuese që i përmbushin nevojat e gjyqësorit, për ngritjen e njohurive dhe shkathtësive të pjesëmarrëseve që lidhen me planifikimin dhe udhëheqjen, familjarizimi i pjesëmarrësve me metodologjinë për planifikimin strategjik, identifikimin e sfidave në procesin e planifikimit si dhe avancimi i stileve të prezantimeve.
Gjatë tri ditë trajnimi pjesëmarrësit mësuan për kompetencat dhe strategjitë e lidershipit, parimet kyçe të trajnimit, pritjet nga një menaxher i mirë si nga aspekti social ashtu edhe nga ai organizativ, planin e veprimit, rishikimin e përformancës së trajnimit, vlerësimin e trajnimit, vendimmarrja dhe hapat që duhet të ndermirën për vendim të drejtë.
Pjesëmarrësit kanë qenë të ndarë në grupe dhe pas çdo pjese teorike kanë ushtruar edhe pjesën praktike dhe aktivitetet tjera në grup.
Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë, prokuror, zyrtarë nga KGJK, si dhe administrator të gjykatave.
13-02-2015