Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-02-2015

Procedura gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punës

Instituti Gjyqësor i Kosovës, më 26 shkurt 2015 organizon trajnimin e radhës për gjyqtar  me temë: “Procedura gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punës”.

Ky trajnim do të ketë në fokus trajtimin e kornizës legjislative vendore  për kontestet nga marrëdhënia e punës përkatësisht sipas ligjit të punës dhe ligjit për shërbyesit civil  dhe procedurën gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave të punës.

Përfitues të këtij trajnimi do të jenë gjyqtarët e Gjykatave Themelore dhe Gjykatës së Apelit  (divizioni civil), si dhe bashkëpunëtorët profesional të gjykatave.

Shpërndaje :