Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-02-2015

Trajnimi i kandidatëve të PTF me Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm

Me 27 shkurt 2015, IGJK në bashkëpunim me Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm ka realizuar një trajnim për kandidatët e gjeneratës së pestë të Programit të Trajnimit Fillestar.

Ky trajnim kishte për qëllim t’i njoftojë pjesëmarrësit me funksionin dhe rolin e ZAP-it, si dhe bashkëpunimin dhe nivelin e transparencës së këtij institucioni me organet e drejtësisë.

Në fokus të këtij trajnimi ishin auditimet statutore dhe jostatutore, të dyja këto forma të auditimit të cilat në mënyra të ndryshme, mbështesin llogaridhënien në procesin e shpenzimit të buxhetit; raportimet e auditimit dhe rekomandimet se si duhet përmirësuar qeverisja e brendshme, menaxhimi financiar dhe kontrollet; si dhe çështje të tjera lidhur me punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohen auditorët e që janë me interes për kandidatët të cilat do të ndikojnë në ngritjen e shkathtësive në zbatimin e kompetencave të tyre në të ardhmen.

Trajnimi u zhvillua në formë të bashkëbisedimit, ku kandidatët patën rastin të shtrojnë pyetje dhe diskutojnë lidhur me çështjet me interes për punën e tyre.

Përfitues të këtij trajnimi ishin 16 kandidatë për gjyqtarë dhe 11 kandidatë për prokurorë nga Programi i Trajnimit Fillestar. 

Shpërndaje :