Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-03-2015

Kërkesa për hedhjen e aktakuzës

Më 3 mars 2015, në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes IGJK-së dhe OSBE–së është realizuar trajnimin me temë “Kërkesa për hedhjen e aktakuzës”

Qëllimi i trajnimit ishte krijimi i praktikave më të mira në drejtim të përgatitjes së aktakuzës dhe sigurimit të provave sa më herët në mënyrë që i pandehuri të ketë mundësinë e përgatitjes së kundërshtimit ligjor të provave apo kërkesat për hedhjen e aktakuzës.

Me rastin e këtij trajnimi u diskutua dhe u trajtuan seanca e parë (shqyrtimi fillestar) dhe seanca e dytë (shqyrtimi i dytë) sipas KPPK-së, bazat e kërkesës për hedhje të aktakuzës si dhe u trajtuan edhe raste praktike të paraqitjes së kërkesave dhe vendimeve gjyqësore.

Gjatë trajnimit u parashtruan dhe u ngritën shumë çështje si pranimi i fajësisë prej njërit nga bashkëkryerësit a konsiderohet pranim i fajësisë nga gjykata, pastaj a nxjerrët aktgjykim për refuzim të aktakuzës apo aktvendim për hedhje të aktakuzës dhe çështje tjera të cilat pjesëmarrësit e këtij trajnimi morën përgjigjen e duhur nga shembujt praktik që u prezantuan.

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë, prokuror, avokatë, zyrtarë ligjor, studentë dhe praktikantë të gjykatave dhe prokurorive nga regjioni i Pejës.

Shpërndaje :